AKTUALITETKRONIKË

Rrapi mbi 400-vjeçar në Drizar të Mallakastër tërheq turistët e huaj, shkak misteri që mbart.


Drizari është një nga fshatrat e bashkisë Mallakastër i njohur jo vetëm për traditat patriotike dhe kulturore por edhe për rrapin e famshëm, tashmë simbol të tij.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ky biomonument njihet edhe me emrin “Rrapi i Ujit” dhe është i vendosur në luginën e “Përroit të Thatë’’, fare pranë autostradës Levan-Tepelenë. Specialistët mendojnë se ky dru ka një moshë rreth 400 vjeçare. Sipas gojëdhënave rrapi ka qenë vend-takimi dhe shplodhje për karvanët dhe vetë banorët e zonës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Ne e njohim nga historia nga gjyshërit nga stërgjyshërit tanë qe thonë ky rrap kështu e mbajmë mend dhe këtu ishte rruga qe kalonin karvanët nga Vlora ne Tepelene e Mallakastër. Kështu është një burim dhe çezma qe i thonë uji i ftohte i rrapit të Drizarit dhe këtu kalonte karvani. Këtu është mbjelle një dru është marre nga Poçemi dhe është bere ky rrap. Po këtu bëheshin edhe kuvendet e fshatit dhe zonës se Mallakastrës”,- tha Avdi Salaj, kryeplak i fshatit Drizar.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Historitë e treguara ndër vite për këtë biomonument, kanë bërë që vizitorët ta shohin nga afër. Më kurioz shfaqen të huajt.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Po vijnë turistë edhe të vendit nga Durrësi-Tirana edhe të huaj angleze, nga vendet skandinave Suedia Norvegjia ka interes”,-tha Avdi Salaj, kryeplak i fshatit Drizar.

Për specialistët e fushës kjo pemë mbi 4 shekullore ruan një mister, pasi në të gjithë zonën e gjelbëruar nuk gjendet një e dytë si kjo.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

“Çuditërisht zona në të cilën ndodhet nuk ka lloje te tille drurësh dhe e veçanta e kësaj historie dhe rrapit tone është se natyra , Zoti kushdo qofte e zgjodhi për ta vendosur aty si një pikë referimi të veçantë . Ishte një pike takimi ku njerëzit mblidheshin”- tha Andi Gjondedaj, specialist mjedisi.

Koha ka bërë që rrapi në fjalë edhe të degradojë, ndërkohë që specialitet bëjnë thirrje për vëmendje ndaj këtyre biomonumenteve.

“I duhet kushtuar me tepër vëmendje pasi disa here është goditur nga rrufeja dhe ka pasur probleme. Madje ne 10 vitet e fundit është ne një pozite te tille . Duhet rikthyer vëmendja te alokohen fonde për mirëmbajtjen ne mënyrë qe ky monument i veçantë te mbijetoje”- tha Andi Gjondedaj, specialist mjedisi.

Më një lartësi mbi 20 m dhe diametër të trungut 2.5 m, rrapi, krijon një kurorë në formë ombrelle, e cila e ka shndërruar atë në një vend takimi, qëndrimi ose shlodhje për banorët e zonës. Ata kanë ditur gjatë kohës që ta ruajnë atë si monument Natyre dhe element identiteti për zonën.

Related Articles

Back to top button