AKTUALITET

“Servilët e vanitozët bënin mirë të heshtnin sot për Gerti Bogdanin”, Demalia: A ishit ju ata që e larguat nga të gjitha strukturat e PD në 2021?


Ilir Demalia ka reaguar ashpër ndaj demokratëve pas vdekjes së ish-deputetit të PD Gerti Bogdani.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në një reagim në Facebook, ai shkruan se “servilët e vanitozët bënin mirë të heshtnin sot për Gerti Bogdanin”, teksa shton se ishin ata që e larguan nga të gjitha strukturat e PD në vitin 2021.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reagimi i plotë:

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Vampirët e PD, skërmitën edhe një herë dhëmbët në formë “dhimbje dhe keqardhje”në funeralin e Lamtumirës të Gerti Bogdanit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

A ishin këta, duke filluar që nga dy kryetarët e PD-së Luli dhe Saliu, e me aprovimin unanim të Kryesisë, Këshillit Kombëtar të PD, që aprovuan njëherë  në vend të 12 në listë e Tironës në 2017 dhe pastaj e hoqën fare nga lista për deputet në 2021 dhe e larguan nga të gjitha strukturat e PD?!!

Sot dolën si gojë të shqyera krokodili duke folur për vlerat që kishte Gerti, si qytetar, intelektual, komunikues, politikan e.t.c.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Sigurisht dhimbja dhe tronditja që pati qyteti Tironës me nje djal model në të gjitha drejtimet, tregon se si ky djalë i mrekullueshëm me plot kuptimin e fjalës, ju imponua qytetarëve të Tironës me dashuri, thjeshtësi, mirësi, kjo është arsyeja që Tirona u trondit keq më lajmin e zi për Gertin e tyre të dashur.

Po këto vlera nuk mund të bashkejtonin me xhahilët, injorantët, primitivët, hajdutët e parasë dhe pronave publike e qytetare të Tironës që e kanë masakruar Tironën deri në shpërfytirim, gjë që Gertit, i dhimbte në shiprt qyteti i tij dem-baba dem si një familje me vlera e Tironës në ndertimin e saj.  Vlera që jo rastësish paraqiteshin tek Gerti. Tironcit kanë një shprehje: “Shko bari në rrojët.”  Gerti. Megjithëse ekselent në çdo dejtim, djalë modern dhe i studiar ne Amerikë, Ai kurrë nuk ju largua vlerave të familjes modhe Bogdani, dhe vlerave të qytetarisë dhe mirësisë dhe mirësjelljes Tironase. Në të kundërt u ngul thellë në këto vlera dhe me jetën e tij si model fisnikërie dhe qytetarie, intiligjence dhe burrnie i ngriti dhe më lart, në një kohë që Tironën e ka shkel në mënyrë barbare, turmat provincialiste si shkatërrim social dhe kulturor.

Gojëshqyerit e politikës së hajdutërisë dhe xhahilllikut, servilizmit dhe vanitozitet që dhe sot më shumë se për dhimbjen e Gertit, kishin shkuar për të çfaqur vanitozittin e tyre, bënin mirë të heshtnin dhe mos të shqyenin gojët e tyre krokodiliane si vampirë dhe hijena politike.

Fytyrat dhe gojët e tyre krokodiliane, veç se ja prishën qetësinë me praninë e tyre në momentin e fundit që po largohej në Amshim.

Paqe dhe dritën e përjetëshme do të keshë atje në qiell, si një YLL që do të ndriçosh nga larg errësirën e vampirëve me modelin që le.

Related Articles

Back to top button