AKTUALITET

Urinoi para derës së Gjykatës së Lartë dhe videon e publikoi në rrjete sociale, kush është ‘tiktok-eri’ që ka kandiduar për t’u bërë drejtues i Policisë së Shtetit


Pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut, interes për të qenë drejtues të Policisë së Shtetit kanë shprehur 15 persona të cilët janë bërë pjesë e garës duke aplikuar në bazë të kritereve të përcaktuara kur u hap gara për këtë pozicion.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ajo që vihet re në mesin e 15 kandidatëve është emri i Hajrulla Xhivinit, i cili disa muaj më parë ka bërë një gjest të pahijshëm pranë Gjykatës së Lartë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Xhivini ka urinuar para kësaj gjykate dhe videon e ka filmuar dhe publikuar në rrjetin social TikTok.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Ai u arrestua policia e Tiranës për ‘Veprime të turpshme’ në publik dhe i është dhënë masa arrest shtëpie.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Xhivini ka thyer masën e sigurisë dhe ka ikur jashtë vendit dhe gjykata ka vendosur një tjetër masë e tani është në kërkim. Por kjo nuk e ka penguar të aplikojë për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Së fundmi ai publikon video në platformën TikTok, ku për kandidaturën e tij thotë se do të luftojë krimin e organizuar.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

https://vm.tiktok.com/ZMhFLu8jQ

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button