AKTUALITETKRONIKË

Tragjedi në Kuçovë: Përplaset mjeti bujqësor, humbin jetën dy të moshuar, vajza e tyre në spital


Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në mëngjes, rreth orës 06:00, në zonën e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, ku një automjet është përplasur me një mjet bujqësor (frezë dore). Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi A. K., 81 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, shtetasja S. K., 77 vjeçe, kanë humbur jetën në vendngjarje. Vajza e tyre, shtetasja F. B., 58 vjeçe, ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Berat/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, automjeti me drejtues shtetasin A. K. është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilën ndodheshin drejtuesi, shtetasi A. K., 81 vjeç, bashkëshortja e tij shtetasja S. K., 77 vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja F. B., 58 vjeçe.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi A. K., dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja F. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button