Konflikt i çastit në Sarandë: 38-vjeçari plagoset me thikë, autori në kërkim
Plagosje në Sarandë për motive të dobëta
Sarandë – Rreth orës 19:10, në lagjen nr. 1, ka ndodhur një plagosje me thikë si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta. Shtetasi D. R. dyshohet se ka plagosur 38-vjeçarin M. D., i cili është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftim i Policisë Sarandë/ Informacion paraprak:
Rreth orës 19:10, në lagjen nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi D. R, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., 38, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.