AKTUALITETKRONIKË

Fier: Arrestime dhe procedime penale për dhunë, aksidente dhe punime pa leje


Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka ndërmarrë disa masa ligjore në lidhje me ngjarje të fundit të regjistruara në territorin e saj.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Stacioni i Policisë Patos ka arrestuar shtetasin K.Z., 29 vjeç, dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij, A.Z., 24 vjeç, të dy banues në Patos. Ata dyshohen për ushtrimin e dhunës ndaj bashkëshortit të motrës së tyre, i cili është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërkohë, Policia Rrugore ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedime penale ndaj dy shtetasve:

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”
  • Sh.I., 64 vjeç, banues në Lushnjë, për aksidentim të lehtë të një këmbësoreje gjatë drejtimit të automjetit.
  • J.Dh., 66 vjeç, banues në Zhamë, Lushnjë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Komisariati i Policisë Fier ka referuar materialet për shtetasin M.B., 47 vjeç, për kryerjen e punimeve pa leje.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ndërsa Komisariati i Policisë Mallakastër ka nisur procedim penal për shtetasin F.N., 30 vjeç, pasi ka goditur një shtetas për motive të dobëta.

Të gjitha materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button