AKTUALITETKRONIKË

Plagosi 3 persona në lokalin e ‘VIP’-ave në Tiranë, arrestohet pas një muaji në arrati Edison Elezaj, djali i pronarit të ‘Lajthizës’


Pas rreth një muaji në arrati, Edison Elezaj, djali i pronarit të ujit ‘Lajthiza’, është arrestuar nga forcat Operacionale. 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi la të plagosur tre persona në një festë më 28 korrik.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Djali i biznesmenit Hajri Elezaj ishte në një festë të një prej restoranteve më luksoze “Savoy Garden” në rrugën e Kavajës, brenda kompleksit të banimit “Deligjorgji” në Tiranë. Gjatë festës, Edison Elezaj ka plagosur me armë 3 familjarët, një vajzë 36 vjeç binjake me vëllanë e saj, si edhe vëllanë e tyre të vogël.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas plagosjes, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka rënë në pranga vetëm ditën e sotme, 25 shtator 2024. Ndaj tij rëndon akuza plagosje e rëndë me dashje.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ndërkohë, për këtë ngjarje policia ka arrestuar më herët dy persona të tjerë, pasi i morën armën djalit të biznesmenit dhe e fshehën për të penguar zbulimin e së vërtetës. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në restorant, policia arriti të gjejë armën dhe të identifikojë personat që e morën atë pas të shtënave, Arjan Dushaj, 38 vjeç, dhe Dardan Zalli, 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Festa zhvillohej në “Savoy Garden” një nga restorantet me luks në Tiranë, i cili frekuentohet nga shumë personazhe VIP. Ai është hapur në vitin 2022, dhe sipas regjistrit tregtar është në bashkëpronësi nga Elira Ndreaj me 51% të aksioneve dhe nga Ermir Ndreaj me 41% të aksioneve.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button