AKTUALITETKRONIKË

Policia Fier dhe Lushnjë: Nis procedimi penal për disa shtetas për trafiqe, përndjekje dhe organizim lojrash fati


Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton nisjen e disa procedimeve penale

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sektori për Hetimin e Trafiqeve i DVP Fier ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin F. L., 42 vjeç, banues në Lushnjë. Automjeti në pronësi të tij dyshohet të jetë i vjedhur dhe i trafikuar, dhe është sekuestruar si provë materiale.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Komisariati i Policisë Fier ka nisur procedime penale për shtetasit:

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”
  • E. C. (M.), 33 vjeç, banues në fshatin Zhupan, dhe I. K., banues në fshatin Plyk, për kryerje të punimeve pa leje.
  • N. M., 69 vjeç, banues në Fier, për përndjekje të vazhdueshme ndaj një shtetaseje.

Ndërkohë, Komisariati i Policisë Lushnjë ka referuar në Prokurori nisjen e procedimeve penale për shtetasit:

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”
  • K. P., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë, i dyshuar për përndjekje dhe armëmbajtje pa leje, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij u sekuestrua një armë sportive.
  • A. G., 52 vjeç, dhe I. G., 19 vjeç, (babai dhe i biri), banues në fshatin Krutje, Lushnjë, për organizim të lojrave të fatit në një lokal në pronësi të A. G. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button