AKTUALITETKRONIKË

Vrasja e ELTON JAVORIT në Fier/ Arrestohet Kreshnik Gashi, në kërkim vëllai i tij!


Polica e Fierit ka arrestuar Kreshnik Gashin, i dyshuar për një vrasje te ndodhur në vitin 2023.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas njoftimit të Policisë, Kreshnik Gashi, 33 vjeç së bashku me vëllain e tij, Agim Gashin i cili është në kërkim dyshohet se kanë vrarë për motive të dobëta Elton Javorin në dhjetor te vitit 2023.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

33-vjeçari akuzohet për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Njoftimi i Policisë:
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest me burg”, për 1 shtetas të dyshuar për vrasje.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier ka ekzekutuar masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Fierit për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, për shtetasin K. G., 33 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. G., (aktualisht person në kërkim), dyshohet se kanë vrarë për motive të dobëta shtetasin E. J.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button