AKTUALITET

“Gërdeci” në GJKKO, avokati i Mediu: Ekspertët janë jashtë kontekstualitetit të fakteve. Demontimi i municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin


Po mbahet këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës gjyqësore për çëshjten “Gërdeci”, ku i akuzuar është ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Teksa u është vënë në dispozicion akti i ekspertit të ekspertëve financiarë, avokati i Mediut, Henrik Ligori e ka kundërshtuar dokumentin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pjesë nga deklarata e avokatit të Mediut, Henrik Ligori në sallë:

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Kemi objeksione mbi aspektin e formës dhe përmbajtjes së akt-ekspertimit ekonomiko-financiar.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ekspertët nuk e kanë pasur një cilësi të tillë. Ata e kanë pohuar edhe vetë që nuk janë ekspertë, por vetëm specialistë, që janë ftuar nga prokuroria për të dhënë një mendim.

Në këtë akt ekspertimi ekspertët janë jashtë kontekstualitetit të fakteve.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ekspertët nuk marrin në konsideratë asnjë faktor tjetër që ka ndikuar këto 15 vite në trajtimin e konkluzioneve të tyre.

Demontimi i municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin. Është një proces që ka ndodhur edhe para edhe pas tij.

Ekspertët janë thirrur për të dhënë një mendim në fushën e shkencës dhe për të dhënë një mëndim shkencor.

Ekspertët thonë qe procesi i demontimit në fabrikën e Poliçanit, është një proces që dilte me fitim.

Atëherë nëse dilte me fitim, pse shteti në vijim vetëm ka shpenzuar dhe nuk ka fituar.

Ne i qëndrojmë faktit që procesi i demontimit kishte kosto dhe humbje për shtetin.

Gati 80% e pyetjeve të shtruara nga ne, ekspertët japin një përgjigje standardë, “kjo nuk ka të bëjë me ekspertimin”.

Pyetja që unë bëj është, cila është baza legjislative që iu është vënë në dispozicion për të mbështetur përfundimet e tyre.

A e kanë parë ata vendimin e Gjykatës së Beratit, lënë në fuqi deri në Gjykatën e Lartë, që shifrat e prezantuara nga kombinati i Poliçanit janë të sakta dhe jo të gabuara si ata e kanë marrë apriori.

Dokumentet që ata kanë marrë në shqyrtim për aktin nuk përbëjnë as 20% të dokumenteve të nevojshme qe iu duheshin për të përpiluar aktin.

Gati 50 % të përgjigjeve të ekspertëve janë përgjigje me karakter juridik, që ishte një detyrë që nuk iu takon atyre.

Kam një listë aktesh ligjore e nënligjore që ekspertët nuk i kanë parë.

Ndërmarrja MEICO, konsiderohet si palë e tretë.

Ekspertët nuk e kanë të qartë se çfarë është ndërmarrja, ose nuk kanë dashur ta kenë të qartë. As e kanë idenë që është ndërmarrje e Ministrisë se Mbrojtjes.

Është e rëndësishme që interesat u bashkuan mes shtetit shqiptar dhe procesit të demontimit për hir të anëtarësimit në NATO.

Ç’punë kanë ekspertët ekonomiko financiar të dalin në konkluzione të tilla për përgjegjësi juridike. Ua kanë lënë pataten e nxehtë në dorë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button