KRONIKËSTAR CHANNEL

Në Ekuador i vdekur, në RMV gjallë: Kush është Remzi Azemi, bosi shqiptar i kok*inës


Tema e emisionit Review në Euronews Albania këtë të shtunë ishte aksioni i fundit i SPAK, ku në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, u godit një grup i trafikut ndërkombëtar të kokainës. Ky grup kishte ndërtuar tre laboratorë për përpunimin e drogës në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjate emisionit u zbulua se një nga bosët e mëdhenj të kokainës që operon në Ekuador, një nga furnitorët më të mëdhenj të kokainës në Evropë është shqiptari nga Kosova, Remzi Azemi.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Azemi rezulton i arrestuar në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që në Ekuador raportohet se ka ndërruar jetë muajin e kaluar si pasojë e një arresti kardiak. Eshtë e paqartë nëse vdekja është një sajim i narkotrafikantit për t’i shpëtuar autoriteteve. Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut, ku Azemi rezulton i arrestuar, nuk jepet asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij apo për vdekjen e raportuar nga autoritetet ekuadoriane.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në Ekuador i vdekur, në RMV gjallë: Kush është Remzi

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Dokumenti ku Azemi është shpallur i vdekur në Ekuador:

Por kush është Remzi Azemi?

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Remzi Azemi është ndër shtetasit e Kosovës më të njohur si ish-banor i Guayaquilit, teksa njihet si krahu i djathtë i Dritan (Gramoz) Rexhepit.

Në vitin 2014, Azemi u arrestua gjatë një operacioni antidrogë në Ballkan, së bashku me 11 persona të tjerë, përfshirë shqiptarë dhe ekuadorianë. Banda e Azemit akuzohej për ruajtjen e sasive të mëdha të drogës në Guayaquil, të cilat ishin të destinuara për në Evropë. Ata dyshoheshin se kishin personel të infiltruar në zonat administrative të porteve, çka u mundësonte përzgjedhjen e kontejnerëve të destinuar për trafik. Megjithatë, Azemi u lirua nga burgu pas vetëm një muaji.

Në fund të vitit 2017, Azemi u bë objekt i një atentati në qendër të Guayaquilit. Ai ndodhej në një automjet të blinduar, dhe atentatorët qëlluan kur gruaja e tij uli xhamin për të pirë cigare. Azemi mbeti i plagosur, por i mbijetoi atentatit, i cili lidhej me konflikte për trafikun e kokainës.

Kjo ngjarje pasoi ekzekutimin e shqiptarit Ilir Hidri, gjithashtu pjesë e bandave kriminale atje, vetëm disa muaj më parë. Azemi, që kishte shtetësi ekuadoriane dhe jetonte atje prej 8 vitesh, u arratis nga Ekuadori pas atentatit.

Sipas dokumenteve të prokurorisë ekuadoriane, hetimet ndaj tij vazhdonin. Prokurori Cesar Pena kishte deklaruar se në telefonin e Azemit, sekuestruar nga autoritetet, ishin gjetur mesazhe të rëndësishme që mund të zbardhnin aktivitetin e tij kriminal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button