KRONIKËSTAR CHANNEL

Konflikt për pronën në Vlorë, një 69-vjeçar i plagosur rëndë, 41-vjeçari shpallet në kërkim

Një konflikt për pronësinë e një sipërfaqeje toke në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës ka degjeneruar në dhunë fizike, duke lënë të plagosur një 69-vjeçar. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur më 17 nëntor 2024, ku shtetasi J. B., 41 vjeç, dyshohet se ka plagosur rëndë shtetasin S. H., 69 vjeç, pas një debati për tokën në pronësi të këtij të fundit.

I moshuari ndodhet aktualisht në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga policia. Shtetasi J. B. akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Pushtimi i tokës”.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia po punon intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Related Articles

Back to top button