KRONIKËSTAR CHANNEL

U ekzekutua me ar*ë zjarri në Tiranë, 28-vjeçari djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda


28-vjeçari Klajdi Prendi u ekzekutua pak pas mesnatës në kryeqytet, me plumb në kokë dhe gjoks.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mësohet se viktima është djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda, Fran Prendi i shkarkuar nga Vettingu.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ai u qëllua me armë me silenciator, ndërsa në spital është dërguar nga miqtë e tij.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Pas ngjarjes është gjetur një makinë e djegur në zonën e Farkës, teksa mendohet se u përket autorëve.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informancion paraprak

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën “Xhanfize Keko” , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”.

Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button