Zgjedhjet e 2025 janë bërë temë debati mes deputetit të PD-së Flamur Noka dhe analistit Mentor Kikia, në studion e emisionit ‘Open’, lidhur me situatën në të cilën ndodhet opozita.
Kikia tha opozita duhet të ofrojë një alternative, por Noka tha se edhe nëse ofrohet një e tillë, bandat “i bëjnë naftën”.
Më tej, Kikia tha se dy janë mënyrat për të fituar zgjedhjet, e para është përmes bandave dhe e dytë përmes votës masive.
Ai iu drejtua Nokës duke i thënë se duhet të zgjedhje një nga opsionet nëse do të fitojë zgjedhjet. Deputeti demokrat u përgjigj se nuk i do bandat, duke shtuar se është forcë demokratike dhe jo forcë banditësh.
Pjesë nga diskutimi:
Kikia: Si do ta marrin këtë votë masive. Kaq shumë njerëz të pakënaqur pse nuk puqen në të njëtën pikë me opozitën? Është problemi i popullit apo opozitës? Ka në këtë vend njerëz që mbështesin një opozitë që të rrezatojë alternativë
Noka: O Mentor, për çfarë alternative flet? Zbrit me këmbë në tokë. Unë them del banda dhe i bën naftën alternativës tënde.
Kikia: Me këmbë në tokë jam. Ku i ke bandat?
Noka: Je në vete apo jo?
Kikia: Ku i ke bandat, merri dhe ti bandat tuaja dhe luftoni?
Noka: Jam opozitë. Unë jam forcë demokratike, jo forcë bandidtësh.
Kikia: Kupto se ka të bëjë me bisedën, është metaforë. Ka dy rrugë, luftë me banda ose me votë masive. Unë them me votë masive.
Noka: S’i dua bandat
Kikia: Teorikisht janë dy mënyra. Një rrugë është me bandat, tjetra me votë masive. Pse nuk ju vijnë njerëzit?
Noka: Më dëgjo! Kur them unë vota e lirë, ti mos iu shmang votës së lirë. Kur them unë se PD dhe opozita fiton me mbi 60% sot po të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri do të thotë që se them kot. Kemi bërë dhe ne studimet tonë. Shko në Shkodër, shko në Elbasan. Banda cen ushtarët në 100 familjet e lagjes tënde. Sepse drejtorët e policisë shoqërojnë bandat. Pse nuk reaguat kur u emërua drejtor policie Ilir Proda, është investim i bandave. Regjimi rrëzohet nuk mundet.
Kikia: Po rrëzoje pra. Ndaje mendjen
Noka: Bashkangjitu ose shërbeji regjimit. Kjo është rruga. Teori e përralla nuk dua
Kikia: Si urdhëron! Nëse do qeveri teknike nuk mund të protestosh njëherë në muaj. Ose kërko qeveri teknike derisa ta arrish, ose bindi qytetarë që me votë masive do të mund.