KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në aksin Fier-Libofshë: Motoçiklisti plagoset rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor Fier-Libofshë në fshatin Petovë. Një automjet tip “Toyota” është përplasur me një motor, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit të motomjetit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas burimeve, drejtuesi i automjetit është identifikuar si 43-vjeçari Marko Prifti, ndërsa identiteti i të plagosurit ende nuk është bërë i ditur. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button