KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier/ Vranë 19-vjeçarin pas një konflikti për një thikë të blerë online, zhvillohet seanca paraprake për dy kushërinjtë Muka. Gjyqtari kërkon zgjerim të hetimeve


Në gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier u zhvillua mesditën e sotme seanca paraprake në ngarkim të Flori dhe Klajdi Muka, kushërinj të parë, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë 19-vjeçarin Grei Bihuci. 

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjyqtari i seancës paraprake Genci Busho, pasi ka dëgjuar palët, kërkoi zgjerimin e hetimeve dhe e shtyu seancën për në datën 27 nëntor.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjatë seancës prokurori i çështjes Petrit Vukaj paraqiti akuzën “vrasje me paramendim ne bashkëpunim”, ndërsa avokati Erlis Nakollari kërkoi ricilësim të veprës sipas nenit 79.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm të akuzuarit dhe avokati i tyre Ervis Goxhaj, i cili kërkoi lehtësim të masës së sigurisë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Familjarët e viktimës dhe të të akuzuarve kërkuan marrjen në hetim edhe të personave të paidentifikuar ende nga hetimi, persona në konflikt dhe të pranishëm me veprime te dhunshme ndaj të akuzuarve.

Konflikti mes adoleshenteve nisi për një thike të blerë online, në rrethin e tyre të njohur, dhe paraditen e 11 marsit 2024, konflikti mes grupit të të rinjve i mori jetën Grei Bihucit, 19-vjeçarit, që ishte nxënës shkolle dhe kamarier në një lokal në qendër të qytetit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur reth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, Fier, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Fier dhe K. M., 17 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, dhe kanë plagosur shtetasin O. S., 20 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes”, thuhej në njoftimin e policisë pas ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button