I humbur prej 1 jave, policia gjen trupin e pajetë të 33-vjeçarit/ E hodhi nga ura shoku. Zbardhen detajet e krimit…

Një 33-vjeçar, i cili rezultonte i zhdukur prej 2 dhjetorit u gjet i pajetë nga Policia e Durrësit. Pas hetimeve të ngjarjes ka rezultuar se 33-vjeçarin B.Sh e kishte hedhur nga ura shoku i tij, i cili kishte fshehur krimin.
“Shtetasi H. Sh., banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 04.12.2024, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej datës 02.12.2024, djali i tij shtetasi B. Sh., 33 vjeç, ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me të.
Shërbimet e Policisë kryen kontrolle intensive dhe më datën 05.12.2024, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit 33-vjeçar.
Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore u dokumentua dhe me prova shkencore se shtetasi M. H., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 02.12.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë duke e hedhur nga një urë në kanalin e ujërave të zeza shtetasin B. Sh, i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën”, njoftoi Policia.