POLITIKËSTAR CHANNEL

Belinda Balluku sulmon Agron Shehajn: “Britmat e tua më kujtojnë filmin Beni ecën vetë”


Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka reaguar ashpër ndaj ish deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, duke përdorur një ton ironik dhe të drejtpërdrejtë për ta akuzuar për gënjeshtra dhe përpjekje të pasuksesshme për të fituar pushtet. Në një deklaratë të gjatë, Balluku e ka cilësuar Shehajn si “vlonjat frikacak” dhe ka ironizuar qëndrimet e tij me një krahasim nga filmi i njohur shqiptar Beni ecën vetë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Tani ti, Goni, që ke vendosur të ecësh vetë duke bërtitur si trim i trembur, more raport mjekësor kur unë erdha në sallën e parlamentit, se më kishe kërkuar interpelancë,” shkroi Balluku, duke aluduar për shmangien e përballjes nga ana e Shehajt.

Reklama në FieriWeb - “C’EST LA VIE FIER”

Balluku e akuzoi Shehajn për “britma dhe gënjeshtra”, duke pretenduar se ai po ndjek të njëjtën rrugë si “ish-shokët e partisë së tij”, të cilët ajo i konsideroi të dështuar. Duke përmendur datën 11 maj, ajo parashikoi një humbje të sigurt për Shehajn dhe forcën politike të re që ai përfaqëson.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Shqiptarët dinë gjithmonë kë duhet të votojnë, vlerësojnë punën dhe jo britmat e ulërimat e baltës,” përfundoi Balluku, duke nënvizuar se shqiptarët do të zgjedhin punën mbi retorikën.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Deklarata ka ngjallur reagime dhe pritet të thellojë më tej përplasjet mes qeverisë dhe opozitës.

Postimi i Plotë e Belinda Ballukut:

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Nuk denjoj zakonisht t’i përgjigjem atyre që luftën për pushtet e bëjnë me topa balte dhe jo me argumente të denja për votën që i ka sjellë këtu, por dy fjalë i kam për të vetmin vlonjat frikacak që kam njohur, i cili me britmat e tij (deri në kufijtë e ndotjes akustike) më kujton atë filmin Beni ecën vetë, kur fëmija kalonte pyllin natën dhe këndonte për të mundur frikën.

Tani ti, Goni, që ke vendosur të ecësh vetë duke bërtitur si trim i trembur, more raport mjekësor kur unë erdha në sallën e parlamentit se më kishe kërkuar interpelancë. Nuk e di nga çfarë ke frikë kaq shumë që bërtet dhe gënjen sikur këndon, po nëse kishe frikë nga ish-shokët e partisë që të futeshe në sallën e parlamentit dhe more raport mjekësor, bën mirë të kthehesh te shokët, se nuk ecet vetë duke bërtitur nga frika.

Sa për ato akuzat dhe gënjeshtrat që artikulon me britmat e tua, janë vetëm prova që ti je njësoj si ish-shokët e partisë dhe përgjigjen do ta marrësh njësoj si ata më 11 maj, kur ndryshe nga disa prej tyre që do të vijnë këtu prapë të ndezin qirinj për partinë e ikur për skrap, ti do të ikësh bashkë me partinë, se shqiptarët dinë gjithmonë kë duhet të votojnë, shqiptarët dinë gjithmonë të vlerësojnë punën dhe jo britmat e ulërimat e baltës. Pyet ish-shokët, se ata e dinë më mirë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button