KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident tragjik në aksin Korçë-Bilisht: Humb jetën një pasagjere, plagoset një drejtues mjeti

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë fshatit Zëmblak. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin T. M., është përplasur me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin K. K.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja në automjetin “Peugeot”, shtetasja Z. K., ndërsa drejtuesi i këtij automjeti është transportuar në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme hetimore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Për më shumë detaje, lajmi do të përditësohet.

Related Articles

Back to top button