BOTAKRONIKËSTAR CHANNEL

Tragjike në Itali, 2 të rinj humbin jetën në aksident rrugor, njëri prej tyre një 18-vjeçar shqiptar

Itali- Një 18- vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor ditën e djeshme (20 janar), në Vignola të Italisë. 

Shqiptari është identifikuar si Idris Kreshpaj, ndërsa viktimë tjetër ka ngelur edhe një 24-vjeçar maroken i identifikuar si Rida Sidrine.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Të plagosur kanë mbetur edhe dy të rinjtë e tjerë (17 dhe 23 vjeç) që ndodheshin në makinë, të cilët kanë pësuar fraktura dhe të nxira.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën për në Sassuolo. Makina në të cilin udhëtonin pesë djem, një Citroen C3, u përmbys disa herë përpara se të përplasej me një mur të ulët gardh të një shtëpie.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas mediave italiane, rrethanat janë ende nën hetim, por nga të dhënat fillestare rezulton se nuk janë përfshirë automjete të tjera.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button