BOTA

Miliona njerëz pa akses në email, probleme me Outlook në të gjithë botën! Preken edhe shërbime të tjera të Microsoft

Probleme me shërbimet e Microsoft në mbarë botën. Mijëra përdorues nuk po arrijnë të hapin emailin në Outlook, ndërsa probleme janë raportuar edhe me Teams dhe Copilot, platforma që përdoren gjerësisht për punë.

Një nga shërbimet më të përdorura të postës elektronike në botë, veçanërisht për punë, ka dalë jashtë funksionit. Përdoruesit jo vetëm që nuk mund të dërgojnë apo të marrin email, por MicrosoftOutlook nuk hapet fare.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kur përpiqen të hyjnë në Outlook përmes shfletuesit të internetit, përdoruesve u shfaqet mesazhi “Something went wrong” (Diçka shkoi keq).

Mijëra përdorues nga e gjithë bota kanë raportuar probleme me Outlook, të cilat kanë nisur rreth orës 18:30. Dyshohet se shkaku mund të jetë një defekt në serverët e Microsoft. Edhe faqja që tregon nëse shërbimet e kompanisë po funksionojnë shfaq mesazhin e gabimit “502, Bad Gateway”, që tregon se shërbimi nuk po i përgjigjet sistemit Azure Front Door.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, shumë përdorues po kërkojnë të mësojnë nëse Outlook ka rënë për të gjithë, ndërsa të tjerë po e presin situatën me humor, duke shpërndarë meme dhe imazhe të animuara në rrjetet sociale. Në fund të fundit, pa email është mjaft e vështirë të punohet në ditët e sotme.

Por problemet nuk janë kufizuar vetëm te Outlook. Edhe programet e tjera të Microsoft 365 kanë shfaqur probleme. Teams dhe Copilot, dy mjete që përdoren gjerësisht në punë, nuk janë më të disponueshme në kompjuterët e mijëra punonjësve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button