KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i Rëndë në Aksin Levan-Vlorë. Humb Jetën Një Këmbësor

Fier – Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:50 në aksin rrugor Levan-Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti i drejtuar nga shtetasi L. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, ka përplasur një këmbësor, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e viktimës, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Levan-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin L. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, ka përplasur një shtetas (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit që ka ndërruar jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button