POLITIKËSTAR CHANNEL

“Arrestimi i Veliajt në zyrë i paprecedentë”, Avokati Petraj: Dosja do të ketë shumë surpriza, gjyqtari ka vetëm një pjesë të saj

Avokati Edmond Petraj u shpreh në emisionin“Real Story” se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në zyrë është i paprecedentë. Kjo sepse sipas tij, godina e bashkës është e gjithë qytetarëve, nuk i përket Veliajt.

VOTO SONDAZHIN DUKE KLIKUAR TABELËN POSHT 👇

Petraj theksoi se dosja e çështjes Veliaj do të ketë shumë surpriza, pasi gjyqtari ka vetëm një pjesë të dosjes, pra disa prova, të cilat i ka çuar Prokuroria.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Për mendimin tim lënë për të dëshiruar disa elemntë të cilët mund të ishin toleruar. 360 faqe nuk janë vetëm për Erion Veliajn, janë për të gjithë personat, secili ka ndonjë fakt për masën që i është dhënë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjykatësi ka vetëm një element të dosjes, ka vetëm disa prova, të cilat i ka çuar Prokuroria. Por kjo dosje është vetëm fillimi, i përket vetëm këtij gjyqtari. Edhe pse këto prova që janë te kjo dosje vazhdojnë të jenë dhe te hetimi paraprak. Nuk kanë lidhje me vazhdimin e hetimit. Ajo që shikoj unë, është se kam përshtypjen se kjo dosje do të ketë shumë surpriza dhe Struktura e Posaçme duhet të përgatitet shumë mirë, sepse raporti i përballjes së çdo prove, nëse ata dështojnë do të jetë fatal për ta, sepse ke të bësh me një personazh mjaft karizmatik dhe popullor, ke të bësh me kryetarin e bashkisë më të madhe.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Unë nuk mund ta pranojë atë formë që arrestimi bëhet në zyrë. Ajo zyrë nuk është e Erion Veliajt, por e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Godina e Bashkisë së Tiranës është e gjithë qytetarëve. Nëse ka elementë për t’u ndëshkuar Veliaj, të ndëshkohet.

Kemi një kod të procedurës penale dhe ai duhet zbatuar pikë më pikë”, tha avokati.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button