KRONIKËSTAR CHANNEL

Arrestohen 3 Shqiptarë në Kuadër të Operacionit Ndërkombëtar “Alba Tibus” për Trafikim të Drogës

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet italiane, ka finalizuar me sukses operacionin ndërkombëtar të koduar “Alba Tibus”, duke goditur një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

VOTO SONDAZHIN DUKE KLIKUAR TABELËN POSHT 👇

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në Shqipëri 3 shtetas shqiptarë:
• A. A., 27 vjeç
• K. D. alias K. Dh., 30 vjeç
• Xh. H., 30 vjeç

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjithashtu, u identifikua një tjetër anëtar i grupit, shtetasi E. L., i cili aktualisht po vuan një dënim në IEVP Rrogozhinë. Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal dhe trafikim të lëndëve narkotike (Cannabis Sativa) në Itali, kryesisht në zonën e Romës, gjatë vitit 2019.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe në koordinim me Karabinierinë e Romës, Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri dhe Drejtorinë e Interpolit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Policia e Shtetit deklaron se mbetet e angazhuar për të vijuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të goditur veprimtaritë kriminale në fushën e krimit të organizuar.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button