KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident i frikshëm në Kolonjë/ Makina përplaset me barrierën e betonit, shpëton mrekullisht çifti i bashkëshortëve

Një aksident rrugor ka ndodhur në dalje të urës së Selenicës, në rrugën e re të Kolonjës. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore të betonit.
Si pasojë e aksidentit, një çift bashkëshortësh, drejtuesi dhe pasagjerja e makinës, kanë mbetur të plagosur.
Ata janë nxjerrë nga makina me ndihmën e ambulancës dhe janë transportuar drejt spitalit të Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.