Trump “shokon” sërish: Zelensky e Putin, të bëhen bashkë! Ne mineralet do i marrim

“Mendoj se presidenti Putin dhe presidenti Zelensky do të duhet të bëhen bashkë. Sepse, a e dini çfarë? Ne duam t’iu japim fund vrasjeve të miliona njerëzve. Mendoj se kemi shanse për të arritur marrëveshjen. Më është dashur të sigurohem që edhe Rusia e dëshiron një gjë të tillë”, tha presidenti amerikan.
Me këtë pohim, Trump iu referua takimit të shumëdiskutuar mbi fundin e konfliktit të Ukrainës, që u mbajt këtë javë mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë në Riad të Arabisë Saudite. Trump sqaroi po ashtu se nuk do të shkojë në Moskë më 9 maj për të shënuar përvjetorin e dhënies fund të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa theksoi se Shtetet e Bashkuara janë shumë pranë firmosjes së marrëveshjes për mineralet e Ukrainës.
“Jemi shumë pranë nënshkrimit, dhe mendoj se këtë ujdi e duan edhe ata vetë. Është e rëndësishme, është marrëveshje e madhe”, vijoi Trump.
Tri burime anonime, të afërta me zhvillimet, pohuan për agjencinë e lajmeve Reuters, se në diskutimet e marrëveshjes së mineraleve, Uashingtoni ka përdorur si argument edhe mundësinë e tërheqjes së sistemit Starlink të Elon Muskut, mbi Ukrainë, nëse nuk arrihet një kompromis. Edhe pse ka Ukraina ka rezerva të vyera mineralesh të rralla si uranium e titani, ajo vetë nuk ka aftësi përpunuese për to, dhe nuk i ka prodhuar më prej dekadash.