KRONIKËSTAR CHANNEL

Kultivonte kanabisin në serë, arrestohet në Madrid shqiptari! Ekstradohet në Shqipëri

30-vjeçari shqiptar Fabion Gjoni është ekstraduar nga Madridi drejt vendit tonë, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivimin dhe prodhimin e kanabisit.

“Ekstradohet nga Madridi, një shtetas i akuzuar për kultivimin dhe prodhimin e rreth 87 kg Cannabis, në një serë në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Si rezultat i bashkëpunimit konsistent, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Spanjë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të kërkuar ndërkombëtarisht, F. Gj., 30 vjeç i lindur në Koplik”, thuhet në njoftimin e bluve.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Në vitin 2023, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në muajin tetor 2022, në afërsi të banesës së 30-vjeçarit, u zbulua një serë, ku ishin kultivuar bimë narkotike, ndërsa në afërsi të serës u gjetën rreth 87 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, në proces tharjeje.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button