AKTUALITETARSIMISTAR CHANNEL

FIER/ Profesor Shkëlqim Ruçaj, 54 vite në shërbim të arsimit: Nga klasat e matematikës te dekorimi me Urdhërin “Naim Frashëri”

FIER – Për mësuesin e njohur të matematikës, Shkëlqim Ruçaj, ky 7 Mars shënon përvjetorin e 54-të të rrugëtimit të tij në arsimin shqiptar. Edhe pse ka dalë në pension prej tetë vitesh, ai vijon të ndihmojë brezat e rinj në përvetësimin e matematikës, duke ruajtur të njëjtin përkushtim si në ditët e para të karrierës së tij, që nisi në vitin 1971.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Në gati gjysmë shekulli punë, Profesor Shkëlqimi ka edukuar 46 breza nxënësish në arsimin 9-vjeçar, të mesëm dhe të lartë. I njohur për integritetin e tij, ai kujton me nostalgji kohët kur, pavarësisht presioneve të ndryshme, vlerësimi i nxënësve është bërë gjithmonë mbi bazën e meritës. “Shkolla atëherë konsiderohej e shenjtë dhe çdo nxënës vlerësohej sipas aftësive të tij,” shprehet ai.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Për kontributin e tij të çmuar në edukimin e brezave të rinj, ai është dekoruar me Urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të parë në Ditën e Mësuesit, në një ceremoni të veçantë me ish-ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Përveçse një mësues i përkushtuar, Profesor Shkëlqimi është edhe autor i dy librave jashtëshkollorë të matematikës dhe së shpejti pritet të botojë librin e tij të tretë. Ai ndjehet i përmbushur që pasionin për këtë shkencë e kanë trashëguar edhe katër vajzat, nipërit dhe mbesat e tij.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

I biri i Myftiut Sadik Ruçaj, profesor Shkëlqimi beson se feja dhe shkenca nuk përjashtojnë njëra-tjetrën, por përkundrazi, ndihmojnë në formimin e një njeriu të plotë. “Matematika nuk është thjesht një profesion apo mision, por edhe një udhërrëfyese në jetën e përditshme, sepse të ndihmon ‘të bësh llogaritë mirë’ edhe me jetën,” përfundon ai.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button