KRONIKËSTAR CHANNEL

FIER, Falsifikoi dokumente noteriale për disa vite, dërgohet në gjyq noterja

Prokuroria Fier përfundon hetimet për noteren, e cila dyshohet se falsifikoi akte noteriale dhe kontrata shitjeje automjetesh gjatë periudhës 2011–2020.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq noteren Anila Haxhiu, e akuzuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë t’i lëshojë ato, e kryer më shumë se një herë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas Prokurorisë, hetimet për procedimin penal nr. 1050, të vitit 2019, kanë zbuluar dyshime për veprime të përsëritura të falsifikimit të dokumenteve noteriale gjatë viteve 2011–2020.

Konkretisht, noterja dyshohet se në disa raste ka hartuar dhe lëshuar akte noteriale duke përdorur emrat e noterëve të tjerë, pa qenë këta të fundit autorë të dokumenteve. Në raste të tjera, ajo dyshohet se ka hartuar akte noteriale pa praninë e palëve, edhe pse kjo kërkohej për kryerjen e veprimeve përkatëse.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Dyshime edhe për kontratat e shitjes së automjeteve

Nga hetimet rezultoi gjithashtu se gjatë viteve 2011–2018 janë hartuar kontrata për shitjen e automjeteve, të cilat nuk janë regjistruar në regjistrat përkatës noterialë të noterëve në emër të të cilëve ishin lëshuar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas organit të akuzës, në një numër të konsiderueshëm rastesh është përdorur emri i një notereje me zyrë në Tiranë, ndërsa dokumentet dyshohet se janë hartuar në Fier nga e pandehura.

Ndërkohë, ndaj së njëjtës notere janë përfunduar hetimet edhe në kuadër të një procedimi tjetër penal, nr. 390/2023, për të njëjtën vepër penale.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Akuza ndaj saj bazohet në nenin 186, paragrafi i tretë, të Kodit Penal.

Dërgimi i çështjes në gjyq nuk përbën shpallje fajtor. Përgjegjësia penale e të pandehurës do të përcaktohet nga gjykata.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button