AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fier: 10 mësues të nderuar me çertifikata mirënjohjeje në aktivitetin festiv për 7 Marsin

Në kuadër të Ditës së Mësuesit, një aktivitet festiv u organizua sot në Fier nga prefekti Arben Çuko dhe Drejtoria Rajonale Arsimore, me pjesëmarrjen e kryebashkiakut Armando Subashi dhe drejtueses së qarkut, Belinda Balluku.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Gjatë ceremonisë, 10 mësues me përvojë të gjatë dhe rezultate të shkëlqyera u nderuan me çertifikata mirënjohjeje për kontributin e tyre në sistemin arsimor. Mësuesit e përzgjedhur vinin nga të gjashtë bashkitë e qarkut Fier, duke përfaqësuar angazhimin dhe përkushtimin e tyre ndaj brezave të rinj.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në fjalën e saj, Belinda Balluku theksoi rëndësinë e përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit arsimor dhe angazhimin e qeverisë në kuadër të programit “Shqipëria 2030”. “7 Marsi është një moment reflektimi për gjithçka që kemi bërë dhe për atë që do të vazhdojmë të bëjmë për mësuesit dhe arsimin në vend,” u shpreh ajo.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Aktiviteti u shoqërua me një atmosferë festive, duke vënë në pah rolin kyç të mësuesve në zhvillimin e shoqërisë dhe edukimin e brezave të ardhshëm.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button