AKTUALITETKRONIKËSTAR CHANNEL

Pëllumb Mehmetaj i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Mallakastrës në Ditën e Mësuesit nga kryebashkiaku Qerimaj.

Në kuadër të 7 Marsit, Bashkia Mallakastër organizoi një ceremoni festive në qytetin e Ballshit, ku nderoi mësuesit për kontributin e tyre në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj. Në këtë aktivitet, kryetari i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, i dorëzoi titullin “Qytetar Nderi” mësuesit të fizikës, Pëllumb Mehmetaj, si shenjë mirënjohjeje për punën dhe përkushtimin e tij shumëvjeçar në arsim.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Titulli u akordua nga Këshilli Bashkiak me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në fushën e mësimdhënies, përhapjen e dijes, kulturës si dhe në edukimin e brezave”. Mehmetaj ka një karrierë të gjatë si mësues i fizikës, i diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe ka mbajtur disa pozicione drejtuese, përfshirë atë të kryetarit të ish-Komunës Kutë, drejtuesit të ZVAP Mallakastër dhe drejtorit të gjimnazit “Dervish Hekali” në Ballsh.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal, deputetë të zonës, personalitete të arsimit dhe familjarë të tij, të cilët shprehën mirënjohjen për kontributin e tij në edukimin e brezave. Aktiviteti vijoi me një program artistik, ku nxënësit e shkollave 9-vjeçare performuan në nder të mësuesve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button