POLITIKËSTAR CHANNEL

“Ballkani Perëndimor në Raport me proceset e Integrimit”/ Berisha në Podgoricë: Pengesat e anëatarësimit për faj të narkoshtetit

Kryetari i PD, Sali Berisha, mori pjesë në takimin e Partive Popullore Evropiane  me temë “Ballkani Perëndimor në Raport me proceset e Integrimit, sfidat dhe pengesat”  “e cila u mbajt në Podgoricë. Në një prononcim për mediat, Berisha deklaroi se nga këndvështrimi i opozitës, ngadalësimi i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, është për faj të narkoshtetit.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

“Shqipëria si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, është jo tërësisht i njohur si i tillë, por unë mendoj se, po kontribuohet gjithnjë e më shumë për të bërë të njohur para elitës politike të qendrës së djathtë Europiane dhe më gjerë, realitetin shqiptar”, u shpreh Berisha.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Rikthimin e tij në takimin e PPE, Berisha e cilësoi të shkëlqyer.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Ky rikthim i llojit të tij është epik, ndaj dhe miqtë e vjetër i takova dhe më përgëzuan. Natyrisht edhe vendosmëria e tyre. Shqipëria nuk është ajo që ishte. Njohuritë për Shqipërinë janë krejt të tjera sot. Edi Rama do ti ketë kohërat të pamundura të manipulojë, siç ka manipulur gjer sot opinionet”, tha Berisha.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Pyetjes nëse është kjo koha e rikthimeve të Sali Berishës, Berisha deklaroi se kjo është e vërtetë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button