MJEKSIASTAR CHANNEL

Shtohen sëmundjet malinje në Fier, 120 pacientë për 3 muaj! Mjekja: Gratë dhe burrat mbi 40-vjeç duhet të kryejnë kontrolle

Shtohen rastet e të prekurve me kancer në Spitalin Rajonal të Fierit. Sipas mjekes onkologe gjatë tre mujorit të parë të këtij viti numërohen 120 raste të reja. Të prekur janë gratë e burrat, ndaj kontrollet duhet të nisin nga mosha 40-vjeçare.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Çdo ditë një qytetar diagnostikohet me kancer në qarkun e Fierit.  Sëmundjet malinje po shtohen, thotë mjekja onkologe Ansia Mone, teksa tregon se në tre- mujorin e parë të vitit 2025, numërohen 120 raste të reja. Kryesisht të prekurit janë në moshën e tretë ndërsa nuk mungojnë as grupmoshat e reja.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ndër shkaqet kryesore që kanë ndikuar në rritjen e rasteve me sëmundje malinje përvec faktorit gjenetik  janë jeta sedentare, kequshqyerja duhanpirja dhe alkoli tek meshkujt, ndërsa te femrat lindjet në moshë të madhe, mosushyerja me gji.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjatë këtij tre- mujori vihet re gjithashtu një rritje e numrit të femrave të prekura me kancer gjiri dhe kolekteral, ndaj mjekja ka apeluar për kontrolle të vazhdueshme në mënyrë që sëmundja të kapet në fazë të hershme.

Në Spitalin Rajonal të Fierit pacientët trajtohen me kimioterapi ndërsa onkologia thekson faktin se falë terapive një pjesë e mirë të prekurve të diagnostifikuar në fazë të hershme jo vetëm që janë përmirësuar por dhe janë shëruar plotësisht.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button