AKTUALITETSTAR CHANNEL

AKSK Apelon për Kujdes nga Mesazhet Mashtruese në WhatsApp

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka bërë thirrje për kujdes tek qytetarët, pasi po shpërndahen mesazhe mashtrimi në platformën WhatsApp. Mesazhet, të cilat i kërkojnë përdoruesve të votojnë në një sondazh, janë një formë e njohur e mashtrimit “phishing”, që synon vjedhjen e të dhënave personale të përdoruesve.

AKSK-ja ka apeluar që qytetarët të mos klikojnë në lidhjet e tilla dhe të jenë të kujdesshëm me informacionet që ndajnë. Përdoruesit janë inkurajuar të raportojnë çdo mesazh të dyshimtë pranë autoriteteve përkatëse, për të parandaluar keqpërdorimet dhe për të ruajtur sigurinë kibernetike.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button