Zjarr në një automjet në Gjirokastër – Dyshohet për defekt teknik, dëme materiale në motor

Gjirokastër – Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm një automjet në lagjen Dunavat, duke shkaktuar dëme materiale.
Rreth orës 09:10, Policia e Gjirokastrës mori njoftim për ngjarjen dhe njoftoi menjëherë shërbimin zjarrfikës. Në vendngjarje mbërriti një mjet zjarrfikës me tre efektivë të cilët ndërhynë në kohë, duke izoluar flakët dhe shmangur përhapjen e zjarrit në pjesë të tjera të automjetit apo zona përreth.
Automjeti i përfshirë ishte i markës “Range Rover” dhe pësoi dëme materiale, kryesisht në pjesën e motorrit.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor i Policisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Dyshohet se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e një defekti teknik.