POLITIKËSTAR CHANNEL

Eriselda Zotaj Çelaj në Patos: “Ari i vërtetë i këtij qyteti nuk është nafta, por njerëzit e tij”

Patos – Kandidatja për deputete në qarkun e Fierit, Eriselda Zotaj Çelaj, zhvilloi një takim me banorët e qytetit të Patosit, ku u njoh nga afër me shqetësimet dhe problematikat që ata përballin çdo ditë.

Zotaj Çelaj theksoi se, ndonëse Patosi është identifikuar historikisht me industrinë e naftës, pasuria më e madhe e tij janë vetë njerëzit që e mbajnë gjallë këtë qytet.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

“Kur flitet për Patosin e naftës, shpesh harrohen njerëzit e tij. Ata që kanë nisur nga e para, pa asnjë mbështetje, dhe që përballen me vështirësi të mëdha në një qytet të braktisur nga socialistët e së tashmes,” u shpreh ajo.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Zotaj Çelaj shtoi se qyteti po përjeton një varfëri të thellë dhe shpopullim, ndërsa banorët ndihen të zhgënjyer dhe të përdorur si “depo elektorale” nga qeverisja aktuale. Sipas saj, 11 maji do të jetë dita kur qytetarët do të japin një mesazh të qartë për ndryshim dhe ndëshkim ndaj papërgjegjshmërisë politike.

“Besimi i qytetarëve të Patosit është forca ime. Ata janë të vendosur për ndryshim dhe e shohin veten në alternativën tonë. Më 11 maj do të kemi një surprizë të madhe për ata që i kanë lënë në harresë,” përfundoi ajo.

Eriselda Zotaj Çelaj garon për një mandat deputeteje në qarkun Fier, me numrin 9 në fletën nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” dhe me premtimin për zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz të çdo zone.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button