POLITIKËSTAR CHANNEL

Luksemburg/ Shqipëria hap grupkapitullin ‘Tregu i Brendshëm. Rama pritet të mbajë konferencë për shtyp me Komisioneren Marta Kos

Shqipëria do të zhvillojë sot konferencën e katërt ndërqeveritare në kuadër të procesit të saj të integrimit në Bashkimin Europian (BE), ku do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama. Takimi do të përqendrohet në diskutimin e dy grup-kapitujve të rëndësishëm, ata të tregut të brendshëm dhe konkurencës, të cilët janë pjesë e agjendës për avancimin e proceseve të integrimit të Shqipërisë.

Deri tani, janë zhvilluar tre konferenca ndërqeveritare që kanë shërbyer për të diskutuar përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit dhe hapjen e negociatave për kapituj të ndryshëm të legjislacionit të BE-së.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Konferenca e parë ndërqeveritare u mbajt më 19 korrik 2022 në Bruksel, ku u hapën negociatat për Klasterin 1, i cili përfshin kapituj të rëndësishëm që lidhen me drejtësinë, gjyqësorin, institucionet demokratike, prokurimin publik, dhe reformën e administratës publike.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Konferenca e dytë ndërqeveritare u zhvillua më 15 tetor 2024, gjithashtu në Luksemburg, ku u hapën negociatat për një grup-kapitull të rëndësishëm që përfshin tema të drejtësisë, gjyqësorit, dhe institucioneve demokratike.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button