KRONIKËSTAR CHANNEL

“Fjeta me një djalë tjetër…”/ Vra*ja e Ilaria Sulës, ja si i dashuri që i mori jetën tentoi të mashtronte shoqet e saj, zbardhen mesazhet

Vrasja makabre e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare, vazhdon të jetë një nga çështjet më të përfolura në Itali, me detaje të reja që zbulohen nga hetimet që vijojnë prej dy javësh.

Së fundmi, janë zbuluar dhe mesazhet që Mark Samson, i dashuri i Ilarias, që vrau në mënyrë makabre 22-vjeçaren, i dërgonte shoqes së saj të ngushtë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Në mesazhe shkruhej se Ilaria kishte njohur një djalë të ri dhe se kishte shkuar të flinte me të, por në momentin që dyshimet u ngritën nga ana e Maria Sofias, shoqes së ngushtë të shqiptares, Samson flaku telefonin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“U takuam këtë mëngjes jashtë Sapiencës dhe më pyeti nëse do të dilja me të. Do fle në shtëpinë e tij sot”, shkruhej në mesazhe.

Për ta bërë mashtrimin më të besueshëm, në orën 19:42, Samson dërgon një foto të një gjysmë të zhveshur, duke ngjallur kuriozitetin e shoqes: “O Zot, atëherë?

E bëtë?”, dhe Samson shkruan nga telefoni i Ilarias: “Po, kam bërë një marrëzi”. Kur mikesha e saj e pyeti se ku ndodhet, Samson u përgjigj: “Nuk kam dëshirë ta them Sofi, dua të ndihem e lirë në çdo kuptim, pa pasur dikë që të më pyesë ku jam”.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Kur iu kërkua lokacioni, Samson shkruajti: “Nuk mundem, e dashur, më fal. Jam pothuajse në Napoli”.

Maria Sofia është e shqetësuar: “Ok, bëj si të duash, nuk po të gjykoj nëse ke shkuar në Napoli, por sigurisht nuk do ia tregoj te Markut.

Sepse më ka ndodhur edhe mua një herë të shkoj në shtëpinë e dikujt, dhe po të ndodhte diçka, do të isha në merak të madh”. Samson iu përgjigj: “Nëse jam në hall, mund ta zgjidh vetë.”

Koha kalon dhe nuk ka ende lajme për Ilarian. Maria Sofia e telefonon disa herë, por vajza nuk përgjigjet: “Ilaria, më ka telefonuar mamaja jote, po thirr policia”.

Në mesditë, Samson përgjigjet në emër të vajzës: “Të lutem, e harrova fare që duhet të shkoja në Terni. Nuk jam në Romë”.

Përgjigja nuk e bind Maria Sofian, e cila kërkon konfirmim: “Nuk kam besim, duhet të dëgjoj nga ti, duhet të të shoh. Tani!”, ndërsa Samson nga ana e tij shpik justifikime të reja: “Mikrofonin nuk e kam funksional, telefoni më ra në ujë.”

Autori më pas ndalon së përgjigjuri në emër të Ilaria Sulës në mesazhe dhe më 31 mars, kur lajmi i zhdukjes bëhet publik, ai hyn në profilin e saj në Facebook dhe poston: “Faleminderit të gjithëve, jam mirë.”

Kjo ishte tentativa e fundit për të mashtruar hetimet, para se të gjendej trupi dhe të vinte e vërteta, që erdhi në natën mes 1 dhe 2 prillit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button