POLITIKËSTAR CHANNEL

Votimi nga jashtë, Celibashi: Rreth 22% e fletëve të votimit janë kthyer në KQZ

Procesi i votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit vijon, ndërsa deri sot ora (16:20) janë 193,823 zarfe të marra nga zgjedhësit të cilët janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Sipas shifrave të bëra publike nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi “rreth 22% e zarfeve të fletëve të votimit të dërguara tek zgjedhësit që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, tashmë janë kthyer në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”. Përkthyer në shifra, sipas të dhënave të KQZ-së janë 55 761 zarfeve të mbërritura në KQZ.

Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.

Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë. Aty po përgatiten dhe dërgohen fletët e votimit dhe po aty do të kryhet numërimi i votave të diasporës.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button