POLITIKËSTAR CHANNEL

Fushatë zgjedhore e heshtur dhe e qetë që foli pak për Shqipërinë! Rezultati? PS-ja drejt mandatit të katërt, PD-ja humbje të sigurtë!

Fushata e heshtur dhe e qetë  që foli pak për Shqipërinë!

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit po trokasin në derë, por rrallëherë një fushatë elektorale ka qenë kaq e heshtur në përmbajtje dhe kaq e zhurmshme në tone. Në vend të ideve, të vizioneve për Shqipërinë e së nesërmes, të platformave të qarta për mirëqeverisje, qytetarët u përballën me një betejë të zbrazët që zhvillohej më shumë në rrjetet sociale dhe nëpërmjet algoritmeve të inteligjencës artificiale sesa në terrenin e vërtetë të politikës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kjo fushatë u karakterizua nga mungesa totale e përballjeve mes liderëve të forcave kryesore politike. Edi Rama dhe Sali Berisha zgjodhën të flasin nga distanca, në monologë të njëanshëm, pa pasur kurrë guximin për t’u ulur përballë njëri-tjetrit e për t’u ndeshur me argumente. Edhe kandidatët për deputetë mbetën në hije, të painteresuar për t’u prezantuar ndershmërisht para zgjedhësve që presin zgjidhje konkrete.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në vend të debatit, mbizotëruan sulmet personale, përbaltja dhe manipulimi dixhital. Rrjetet sociale u shndërruan në arenën kryesore të kësaj fushate të zbehtë, ndërsa inteligjenca artificiale u përdor më shumë për të deformuar perceptimin sesa për të ndihmuar qytetarin të marrë një vendim të informuar.

Reklama në FieriWeb

Rezultati i kësaj atmosfere është tashmë i pritshëm: Partia Socialiste e Edi Ramës shkon e sigurt drejt një mandati të katërt qeverisës, jo për shkak të ndonjë entuziazmi popullor apo platforme të re shpresëdhënëse, por për mungesë alternative reale. Ndërkohë, Partia Demokratike e Sali Berishës, edhe pse e qetë në ton, po marshon e sigurt drejt një tjetër humbjeje – një rrugë e diktuar nga izolimi, mungesa e rinovimit dhe pamundësia për të ndërtuar një projekt politik që frymëzon.

Në një vend ku politika është kthyer në një rutinë të parashikueshme pa substancë, zgjedhjet e 11 majit nuk janë më një garë idesh, por një formalitet elektoral që thjesht rithekson status quonë. Shqipëria meriton më shumë – meriton një politikë që flet për qytetarin, jo për liderët.

Vladimir Muçaj / newsalbania.al

Related Articles

Back to top button