KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Arrestime dhe procedime penale për dhunë në familje dhe kanosje

Drejtoria Vendore e Policisë Fier bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer disa ndërhyrje për raste dhune dhe kanosjeje në qytetet Fier, Lushnjë dhe Mallakastër.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 35 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin M. T., 76 vjeç, banues në Fier, i dyshuar për dhunë ndaj vëllait të tij.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në Lushnjë, u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 66 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur ish-bashkëshorten, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë, ka nisur procedimi penal për shtetasin Sh. H., 43 vjeç, banues në fshatin Plug, i dyshuar për dhunë dhe kanosje ndaj një 62-vjeçari, për motive të dobëta.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në Mallakastër, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin F. Xh., 53 vjeç, banues në fshatin Visokë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tij.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale për të gjitha rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.

Related Articles

Back to top button