KRONIKËSTAR CHANNEL

Tentoi të vr*ste inspektorin e IMT-së pasi i shembën shtëpinë, gjendet i pajetë në paraburgimin e Fushë-Krujës, Qani Muça

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton vdekjen tragjike të shtetasit Qani Hamit Muça në ambientet e paraburgimit në Fushë-Krujë.

Reklama në FieriWeb

IMT-ja shembi shtëpinë e Qani Muçës dhe 55-vjeçari në atë kohë qëlloi me armë në drejtim të inspektorëve.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Plumbi kapi 52-vjeçarin Ilirjan Gavelli, ndërsa Muça është vënë në pranga.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

DEKLARATË PËR SHTYP

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Tentoi të vr*ste inspektorin e IMT-së pasi i shembën

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Vendi ku Qani Muça plagosi inspektorin Ilirjan Gavelli

Sot, më datë 19 maj 2025, rreth orës 03:34, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë-Krujë, i paraburgosuri Qani Hamit Muça është gjetur i vetëvarur në tualetin e dhomës ku qëndronte, në pjesën e grilës së ajrimit. Ngjarja ka ndodhur në sektorin 2, kati i dytë, godina B, ku i ndjeri qëndronte së bashku me pesë të paraburgosur të tjerë.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 03:34 është vënë re nga një prej të paraburgosurve që Muça po vonohej më shumë sesa zakonisht. Ky i fundit ka hapur derën dhe ka konstatuar Qani Muçën të vetëvarur në grilën e dritares. Menjëherë është njoftuar shërbimi i sigurisë, ndihmës-mjeku i institucionit, si dhe janë njoftuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm në Burgje (SHKBB).

Grupet hetimore kanë mbërritur në ambientet e institucionit rreth orës 04:00 dhe kanë nisur procedurat për dokumentimin dhe hetimin e ngjarjes.

I ndjeri, Qani Hamit Muça, i datëlindjes 02.07.1967, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, ishte i divorcuar, me arsim të mesëm dhe i padënuar më parë. Ai ishte arrestuar më datë 12.08.2024 për veprat penale: “Vrasje e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” (nenet 79/a–22 dhe 278/1 të Kodit Penal). Në IEVP Fushë-Krujë ishte transferuar më datë 28.09.2024 nga IEVP “Jordan Misja”.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button