MJEKSIASTAR CHANNEL

Fier, temperaturat rrisin sëmundjet e lëkurës, rrezik për alergji e gjendje tumorale

Rritja e temperaturave dhe ekspozimi i gjatë në diell, kanë sjellë shtim të ndjeshëm të vizitave te dermatologët në Fier.

Çdo ditë, mbi 50 pacientë paraqiten në poliklinikë me probleme si alergji, infeksione apo sëmundje tumorale të lëkurës.

Reklama në FieriWeb - “”

“Ka shtim të rasteve dhe shqetësues është numri i lartë i pacientëve me sëmundje tumorale. Duhet të shmanget ekspozimi në diell në orët e pikut në pishina merren infeksione të lëkurës”, u shpreh mjeku dermatolog, Ermal Sina.

Një tjetër problem që rëndon situatën është përdorimi pa kriter i kremrave pa konsultim mjekësor.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Jo çdo krem është i përshtatshëm për të gjithë. Trajtimi duhet bërë sipas llojit të lëkurës dhe rekomandimit të mjekut”, tha Sina.

Përveç diellit, në Fier situatën e përkeqëson ndotja nga hidrokarburet.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Fieri ka specifikë lëndët hidrokarbure njihen si faktor rrisku”, theksoi mjeku.

Dermatologët paralajmërojnë gjithashtu për kequshqyerjen si një tjetër faktor që ndikon negativisht në shëndetin e lëkurës. /RTSH

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button