FUTBOLLSTAR CHANNEL
Shoqata e Ish-Futbollistëve të Apolonisë shpallet kampione e turneut ndërkombëtar “Malle Cup” në Hanover

Hanover, Gjermani – Shoqata e Ish-Futbollistëve të Apolonisë ka triumfuar në turneun ndërkombëtar “Malle Cup”, i zhvilluar së fundmi në qytetin e Hanoverit, duke fituar vendin e parë mes ekipeve pjesëmarrëse nga e gjithë bota.

Ekipi fierak arriti të tregojë një paraqitje të shkëlqyer gjatë gjithë garës, duke siguruar kështu titullin kampion dhe duke vënë në pah nivelin e lartë të futbollit të Apolonisë.

Ky sukses i Shoqatës së Ish-Futbollistëve është një arritje e rëndësishme që i jep lavdi qytetit të Fierit dhe futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare.






