AKTUALITETSTAR CHANNEL

Zjarri në Belishovë vijon të jetë aktiv, flakët përfshijnë dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Mallakastër – Vatra e zjarrit në fshatin Belishovë vijon të jetë aktive që prej mesditës së sotme, duke djegur një sipërfaqe të gjerë me shkurre, pisha dhe ullinj. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë tokë, ndërsa përhapja e tyre është favorizuar nga era e fortë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Shërbimet zjarrfikëse, të mbështetura edhe nga mjetet dhe efektivët e Forcave të Armatosura, po punojnë në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer kodrinor. Pavarësisht përpjekjeve intensive, flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke u përhapur në disa drejtime.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, edhe në kodrat e Gorishovës mbeten aktive disa vatra zjarri, por me intensitet më të ulët. Strukturat e emergjencës vijojnë të jenë në gatishmëri për të shmangur përkeqësimin e situatës.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button