KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Procedim penal për 67-vjeçarin që qëlloi me armë gjahu një qen

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka reaguar menjëherë pas publikimit të disa pamjeve në portalin “JOQ”, ku shfaqet momenti kur një kafshë shtëpiake (qen) qëllohet me armë gjahu.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë kryer veprimet e menjëhershme procedurale dhe si rezultat kanë identifikuar dhe shoqëruar autorin e dyshuar, shtetasin Nj. L., 67 vjeç, banues në fshatin Kafaraj. Dyshohet se ai ka qëlluar kafshën nga ambienti i banesës së tij.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet iu referuan Prokurorisë, ku ka nisur procedimi penal për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Policia e Fierit falënderon median dhe qytetarët për ndihmën në evidentimin e rasteve të tilla dhe i fton të vijojnë të denoncojnë çdo akt dhune ndaj kafshëve, duke kontribuar në mbrojtjen dhe mirëqenien e tyre.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button