KRONIKËSTAR CHANNEL

“E doja, nuk më bënte përshtypje mosha”/ Rrëfimi prej 7 orësh i vr*sësit të 52-vjeçares në Pogradec: Mendova mos kishte th*rur ndonjë pulë…

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Pogradec, ku një 31 vjeçar vrau partneren e tij 52-vjeçare.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Autori ka përdorur thikën e buke mbi 50 herë për t’i marrë jetën gruas. Pas ngjarjes, ai ka pastruar gjakun dhe i ka vënë zjarrin shtëpisë për të fshehur provat.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gazetarja Dorjana Bezat mëson se kane qenë pamjet e sigurisë që kanë zbardhur ngjarjen. Pas shoqërimit në polici, 31-vjeçari ka mohuar të vërtetën.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ai ka deklaruar se me viktimën ishte prej tre vitesh i lidhur. “Besoj në Zot. E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës”-ka deklaruar ai.

Reklama në FieriWeb

Autori pretendon se ditën e ngjarjes ka qenë në Korçë dhe kur u kthye në Pogradec mësoi se partnerja kishte vdekur.

Pas 7 orësh pyetje ku u ballafaqua dhe me provat që ka në dorë policia, ai pranoi disa episode por jo vrasjen.

Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos në apartament ishte therur ndonjë pulë sepse bashkëjetuesja ishte e fiksuar pas pastërtisë”-ka deklaruar ai.

Pas ballafaqimit me pamjet filmike, dëmtimet qe dhe autori ka marre gjatë përleshjes dhe eksperimentin hetimor të kryer në vendngjarje, 31 vjeçari u thye duke shprehur pendesë dhe pranoi autorësinë e vrasjes para grupit hetimor.

Sipas tij, 52 vjeçarja ishte e alkoolizuar dhe se kohët e fundit ishte bërë agresive dhe e dhunonte.

Edhe vetë autorit të ngjarjes do t’i kryhet një vlerësim psikologjik.

Related Articles

Back to top button