AKTUALITETSTAR CHANNEL
Deputetja e re Zegjine Caushi “thumbon” Bashkinë Roskovec

Deputetja e re Zegjine Çaushi ka publikuar një video nga hyrja e qytetit të Roskovecit, ku shihet pranë një koshi mbeturinash të tejmbushur, me mbeturina të shpërndara edhe përreth tij.
Në video, Çaushi thotë shkurt:
“Këtu jam në hyrje të qytetit tonë, Roskovecit. Pas meje duket kjo gjendje… no comment.”
Përmes këtij denoncimi publik, deputetja i drejton një kritikë të hapur Bashkisë Roskovec për mungesën e higjienës dhe neglizhencën në menaxhimin e mbetjeve urbane, duke theksuar se një pamje e tillë në hyrje të qytetit është jo vetëm e turpshme, por edhe shqetësuese për banorët dhe vizitorët.
Ajo i bën thirrje autoriteteve vendore që të marrin masa të menjëhershme për përmirësimin e shërbimeve të pastrimit dhe ruajtjen e pastërtisë në qytet.




