KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident tragjik në Kallm të Vogël, Fier – humb jetën veterineri i zonës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në fshatin Kallm i Vogël të Fierit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit, shtetasi Baftjar Buzi, veteriner i njohur i zonës, ka pësuar një arrest kardiak teksa ishte në drejtim, duke humbur kontrollin dhe më pas duke rënë në kanal. Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë dhe ato Mjekësore mbërritën menjëherë pas sinjalizimit, ku konfirmuan vdekjen e shtetasit Buzi. Grupet hetimore po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.
Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, pasi viktima njihej si një profesionist i përkushtuar dhe i respektuar nga komuniteti.




