Tragjedi në Fier: Kalimtari përplasur nga makina, në rrezik për jetën dërgohet në spital.

Pak minuta më parë, në kryqëzimin pranë Shkollës së Muzikës në Fier, një automjet tip Land Rover, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur një qytetar që po kalonte rrugën.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhet në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në lagjen “Liri Gero” automjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, ka përplasur një këmbësor, rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.




